Daryna Levchenko është ukrainasja që prej dy muajsh jeton në Shkodër. Një javë pas fillimit të luftës 38 vjeçarja është larguar nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës. Ukrainasja tregon se si erdhi në Shqipëri.

38 vjeçarja tregon se si e ka përjetuar luftën në Ukrainë.Familja e Darinës ndodhet në Ukrainë dhe punojnë si vullnetarë për ukrainasit e tjerë që kanë nevojë.

38 vjeçarja vazhdon të punojë si psikologe online me shtetasit e Ukrainës të cilët po kalojnë një situatë të vështirë psikologjike.Shkodra është një vend shumë i bukur dhe ndihem e sigurt këtu shprehet ukrainasja.