Ky është një femijë 8 vjecar nga qyteti i Shkodrës. Që në moshën 5 vjecare ka dalë në rrugë për të lypur. Dita e tij nis dhe përfundon me shpresën se do të takojë njerëz bujarë të cilët do ti falin më shumë para. Atë e ndesh kudo në qytetin e Shkodrës. I mituri endet thuajse cdo ditë rrugëve, duke kërkuar lëmoshë tek kalimtarët e rastit për të mbijetuar. Paratë që ai fiton i çon në shtëpi.

Sot ai nuk ka shkuar në shkollë por ka zgjedhur që të lypë në rrugë dhe sic tregon të gjitha paratë që fiton ia dorëzon nënës.

Të brakstisur dhe në mëshirë të fatit ,burra, gra dhe fëmijë dalin çdo ditë rrugëve. Të paarsimuar dhe papërkrahje për të mbijetuar ata kanë zgjedhur lypjen. 20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”.Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Artikulli paraprakPUBLIKIMI NË STAR PLUS, SHTËPI E RE PËR FAMILJEN E VARFËR
Artikulli tjetërREPLIKA NË DISTANCË MES ULSI MANJËS E VOLTANA ADEMIT