Nën tokat e përmbytura që po shihni, vlera e investimiy në bimë dekorativ I kalon vlerën e 96 milion lekëve. Janë rreth 18 dynym tokë të cilat Ymer Leporoshi, me banim në Shkodër I ka kultivuar prej 4 vitesh në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç. Ai tregon se vit pas viti ka tentuar të mbjellë kultura të ndryshme në tokën e tij, por si shkak I përmbytjeve, akoma nuk ka marrë rezultatet e para.

Ai tregon se I gjithë investimi I bërë është falë kontributit dhe kursimeve të tre fëmijëve të tij që jetojnë jashttë vendit. Por pavarësisht kohës dhe mundit të katër viteve të fundit, uji mori para çdo gjë, duke I lënë të pashpresë për të ardhmen.

Ymeri thotë se ka ardhur koha për t’u dorëzuar pasi ka frikë të investojë sërish në tokat e tij, si shkak I dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Niveli I ujit në tokat e mbjella me bimë dekorative të Ymerit arrin në më shumë se 1 metër, ndërkohë që deri më tani nuk ka patur asnjë mbështetje nga institucionet.