Një 31 vjeçare është vetëhelmuar pas presionit psikologjik që bashkëshorti i saj ushtronte nga burgu.

Gruaja e identifikuar me inicialet O.P 31 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore të dhënë në spital. Policia informon se bashkëshorti i saj Dëfrim. P, 36 vjeç nga Tirana ndodhej në burg pasi ishte dënuar me dy vjet burgim për “Dhunë në familje” ” Nga ambientet e burgut në Vaqarr vazhdon të ushtroj dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes” informon policia.

Më datë 05.12.2016, bashkëshortja e tij bëri kallzim penal në polici duke njoftuar ” se në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vet-helmimit me medikamente gjumi” Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 12.10.2016, kishte revokuar vendimin e datës 14.07.2014 dhe e kishte dënuar me dy vjet burg, për veprën penale “Dhunë në familje” Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pë veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/1/a i Kodit Penal.