
Salomey Frimpong është 27 vjeçe dhe vjen nga Ghana. Prej vitesh ajo jeton në Shkodër, qytetin që tashmë e quan shtëpi. pas shumë përpjekjesh dhe pasioni për kujdesin ndaj flokëve,Salomey vendosi të hapë biznesin e saj të parë me gërsheta në Shkodër. Ajo tregon se gjithcka nisi në mënyrë të thjeshtë, në fillim nisi ti bënte gërsheta vetes, më pas me kalimin e kohës, vajzat rreth saj nisën të vlerësonin punën e saj dhe kërkuan që tua bente edhe atyre.
Fillimi ishte I vështirë rrëfen Salomey, por nuk u dorëzua. Me kalimin e kohës fitova klientet e mija besnike. Tani ajo punon bashkë me dy shoqet e saj, due ofruar modele të ndryshme gërshetash për vajzat që I preferojnë.
Sipas Salomey, të bësh gershtea nuk është e vështirë, por kërkojnë shumë kohë. ndonjë herë më marrin 2 orë kohë por edhe 4 varet nga modeli. Ndërsa çmimet variojnë nga 50, 100 euro në varësi të modeli dhe gjatësisë së flokut. ajo thotë se biznesi I saj ushtrohet me të gjitha rregullat dhe dkokumentacionin e duhur ligjor.
E pyetur pse zgjodhi pikërisht Shkodrën për të ndërtuar jetën dhe biznesin e saj, ajo thotë se qyteti I Shkodrës I ka dhën ngrohtësin dhe mikrpitjen e duhur.
Në fund ajo jep një mesazh frymëzues për vajzat e reja.
Në planet e saj për të ardhmen, Salomey shpreson të zgjerojë biznesine saj dhe të hap një salon më të madh për të gjitha vajzat që I duan gërshtetat.






