Pavarsisht se jemi në ditët e ndërrimit të viteve ku pothuajse të gjithë festojnë është një pjesë e konsiderueshme njerëzish të cileve u duhet të punojnë për të siguruar ato pak të ardhura për të mbajtur familjen e tillë është edhe historia e një gruaje 46 vjecare nga fshati Shtoj i Shkodrës. Kjo është Agime Alivoda e cila në ditët e ndërrimit të viteve ka  dalur për të punuar. Ndryshe nga gjithë  të tjerët të cilët kanë bërë pushim edhe sot Agimen e gjejmë në një nga cepat e trotuarit në Rus duke shpresuar që të shes shishet e qumështit. Nevoja për të fituar lekët e bukës e ka shtyrë 46 vjeçaren që të dalë për të punuar edhe sot…

Prej vitesh Agimia udhëton nga Shtoji i Ri ku ajo banon për në Shkodër për të shitur tre a katër shishe qumështi. Agimia tregon se kushtet e vështira ku ndodhet e detyron që për atë dhe familjen e saj të mos ketë festa…

Përtej festes duhet të mendojmë se nuk janë të pakta ato familje të cilat në kushet të vështira ekonomike  detyrohen të  harrojnë cdo festë. Beteja me varfërinë duket e humbur për Agimen por dhe shumë të tjerë si kjo grua heroinë.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 92 VJEÇARE MOTËR MARIA KALETA
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT\PËRPLASEN DY MAKINA NË LUSHNJË, PLAGOSEN TRE PERSONA, AMBULANCA BLLOKOHET NË TRAFIK