Kjo është Ura e Telit në fshatin e vjetër të Drishtit. Sic duket nga pamjet ura është tejet e amortizuar.
Cdo ditë fëmijët vënë në rrezik jetën e tyre për të shkuar në shkollën 9-vjecare të Drishtit.
Edhe pse në shumë vende dërrasat e urës janë të hequra fëmijët sfidojnë rrezikun për të shkuar në shkollë. Në asnjë moment ata nuk lejohen të ecin pa u shoqëruar nga prinderit e tyre. Ura është drejtë shembjes. E gjithë traseja është e amortizuar dhe ndonjë ngjarje e paprecedentë do të ishte e pafalshme për institucionet përgjegjëse të cilat kujtohen vetëm atëherë kur ndodhin tragjeditë.
Ndërkohë banorët shprehen mjaft të frikësuar gjatë kohës që kalojnë në të.
Në fshatin e vjetër të Drishtit Ura e Telit vazhdon të mbahet në këmbë duke qënë mjaft fuksionale për disa fshatra të kësaj zone. Kjo ure është e vetmja mënyre kalimi më e shkurtër për nxenësit te cilët zbresin për kryer mësimin ne shkollën e Drishtit .
Janë më shumë se 1000 banorë të disa fshatrave të cilët për tu lidhur me qendrën administrative i’u duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët.