
Pas dekadash punë si parukiere, Dana Gilaj i është kthyer artit të dorës. Në moshën 70 vjeçare, ajo krijon çanta të punuara me dorë të cilat i shet në pedonalen e Shkodrës. Dana tregon se ktë zanat që e bën me shumë pasion dhe përkushtim, në fillim e nisi për të kaluar kohën, por që sot është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj.
Çantat që ajo punon variojnë në çmime, në varësi të modelit, materialit dhe kohës që I duhet për t’I realizuar.
Ajo që e shqetëson më shumë është mungesa e vlerësimit për punën artizanale.
Shumë të reja shprehin dëshirën për të mësuar, ndërsa ka nga ata që kalojnë dhe ndalojnë për t’I parë punimet e saj.
Dana vazhdon të punojë çdo ditë çanta të ndryshme me shumë pasion. Për të, puna e dorës është mënyra më e bukur për të mbajtur shpirtin gjallë.