Që në moshën 20 vjeçare, Sofije Pano ia kushtoi jetën shërbimit dhe kujdesit për të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Për plot 42 vite, qëndroi pranë tyre duke u bërë dorë ndihmë për dhjetra të moshuar. Por jeta nuk ishte e lehtë për të, pas gjithë atyre viteve në shërbim, e moshuara u përball me diagzonë të rëndë, kancer. E vetme, pa fëmijë Sofija vendosi të strehohet aty ku kishte shërbyer për dekada pasi kishte nevojë për përkujdesje.

Sofija thotë se kjo tashmë është shtëpia ime, dhe se nuk do largohem më nga ky vend. 66 vjeçarja ka edhe një mesazh për të rinjtë.

Kjo është historia e Sofije Panos, e cila e nisi jetën duke u kujdesur për të moshuarit dhe po e përmbyll mes tyre. Për 42 vite u kujdes për të moshuarit, ndërsa prej 1 viti ajo tashmë është ktheyr në banore në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Artikulli paraprakPREZANTIMI, KANDIDATI I PD LUSHAJ MERR MBËSHTETJE
Artikulli tjetër“PERSEKUTIMI KOMUNIST I HARTUESVE TË ALFABETIT”