Është 84 vjeç, ndër trashëgimtarët më të vjetër të fesë islame në qytetin e Shkodrës dhe prej 72 vitesh agjëron vit pas viti muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Besimtari Sheuki Dibra, në ditën e fundit të agjërimit tregon rëndësinë që ka për të muaji I Ramazanit.

Sheuki Dibra sapo ka përmbyllur luftën e tij me COVID-19, ku qëndroi I intubuar për 10 ditë. Por pavarësisht vështirësive, ai nuk u përul përballë virusit dhe probleme shëndetësore që e shoqërojnë akoma.

Për Sheukinë, është I vështirë për t’u pranuar fakti që çdo vit e më shumë ulet numri I të rinjve të cilët agjërojnë dhe ndjekin udhëzimet e fesë islame. Ndërsa bën një krahasim me kohën kur feja ishte e ndaluar, dhe Sheukia por edhe besimtarë të tjerë rrezikonin shumë gjatë praktikimit të fesë islame.

Ai ka një lutje dhe urim në mbyllje të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, por edhe në natën e Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme për besimtarët muslimanë.

Sheuki Dibra, është më I vjetri besimtar I cili ka ndikuar në përhapjen e fesë islame që prej viteve ’90. Edhe pse sapo kaloi me sukses infektimin me COVID-19, nuk ndali asnjë moment predikimin e fesë islame dhe besimin që ka ndaj Zotit.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, BANORËT NË PROTESTË NDAJ BASHKISË
Artikulli tjetërHISTORIA, INFERMIERJA QË KUJDESET PREJ 20 VITESH PËR TJERËT