
Edhe pse një traditë e vjetër për qytetin e Shkodrës, peshkimi është kthyer ne një pasion për të gjithë moshat .
Për Caf Mehmetajn peshkimi me shumë se nevojë ekonomike eshte një sport i përditshëm, qe ka nisur rreth 75 vite më parë nga cili nuk e sheh vetën të ndarë ndonjëherë
Kjo periudhë përkon me kohën e disa llojeve peshqish sic janë skortat, gjucat apo lloqa thotë Cafi, por shqetësim është gjuetia me korentë, cka ka ndikuar në paksimin e peshkut në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna
83 vjecari me profesion ushtarak thotë se ka gjuajtur peshk edhe në zona të tjera të shqipërisë por edhe në Australinë e largët aty ku i jetojnë edhe fëmijët, por me Shkodren dhe liqenin ka nje lidhje te vecante
Të peshkuarit me grep është një traditë e hershme në Shkodër që trashigohet brez pas brezi por pavarsisht përpjekjeve për zhvillimin e këtij sektori ende ka shumë problematika.






