
Ky është Bradley Deizi, një ushtarak ish marins amerikan i dalë në pension dhe ditët e pleqërisë së tij ka vendosur ti kalojë duke udhëtuar .
Pasi ka vizituar shumë vende të botës, ndalesa e tij në Shqipëri i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme .
“Kam jetuar në 8 shtetete të ndryshme në 3 vitet e fundit ndërsa mendoj që shkodra është vendi më i mire për të jetuar !
Ndihem sikur kjo është shtëpia ime, këta njerëz janë shokët e mi . Çdo gjë është afër, mund të dal nga apartamenti im dhe gjej gjithcka. e adhuroj këtë gjë !”
Kur e pyesim se si janë njerëzit në Shqipëri, Bredley thotë qa janë persona shumë të mirë,si një familje për të,madje, ndan me ne një histori domethënëse.






