7 prilli ka shënuar një datë të rëndësishme historike për shqiptarët e Malit të Zi pasi në komunën me shumicë Shqiptare të Ulqinit për herë të parë u hap Konsullata Shqiptare . Autoritete të shumta te politikës së shqiptare dhe asaj të Malit të Zi ishin prezentë në këtë aktivitet. Ministri për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë e vlerësoi këtë ditë të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri I Malit të zi Ervin Ibrahimoviç prezent në këtë event tha se kjo ditë rrit rithekson dhe njehere bashkëpunimin mes dy vendeve fqinjë . Kreu i komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu ndër të tjera the se tashmë kjo ditë është e rëndësishme për shqiptarët dhe rolin e tyre në Malin e Zi

Nga dita e sotme në krye të Konsullates së përgjithshme në Ulqin u emërua Arben Doçi .Vizita me tej vijoi në ambjentet e konsullatës në Ulqin .
Kjo është një ditë historike për shqiptarët e Malit të Zi pasi për herë të parë do të kenë një konsullatë në komunën me shumicë Shqiptare jashtë vendi.

Artikulli paraprakBEJLERI TAKIM ME INXHINIERË DHE ARKITEKTË
Artikulli tjetërPRESIDENTJA VJOSA OSMANI TAKIM ME TË NGARKUARËN ME PUNË TË SHBA NË KOSOVË… See more