Anglia shkruan historinë. Për herë të parë fiton ndaj Gjermanisë në fazën me eliminim direkt dhe shkon në çerekfinale të Euro 2020. “Tre Luanët” triumfojnë 2-0 në “Wembley” dhe tani kërkojnë të fitojnë turneun.

Pjesa e parë nisi mirë për miqtë, por më pas gjithçka u barazpeshua, si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në raste. Harry Kane humbi një mundësi të mirë për anglezët, ndërsa në krahun tjetër Ëerner. Të dy portierët bënë nga një pritje shumë të mirë në 45 minutat e para.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, të dy skuarat humbin nga një rast të mirë, me portierin Pickford që pret mrekullisht gjuajtjen e Havertz. Trajnerët nisin nga ndryshimet. Është Anglia ajo që shpërblehet dhe Wembley buçet!

Pas 75 minutash lojë ndeshja zhbllokohet. Steerling është ai që pas një aksioni të bukur arrin të mposhtë portierin Neuer. Grealish pason në të majtë për Shaë, anësori anglez vendos në mes një top të ulët të shkëlqyeshëm për Sterling, Ginter del bosh, numri 10 nuk gabon. Goli i tretë i Sterling në Euro 2020.

Për të mbyllur fitoren historike të anglezëve mendon Harry Kane. Kapiteni shënon me kokë pas një krosimi ideal. Goli i parë për Kane, por me shumë vlerë. Gjermanët janë të pafuqishëm, Anglia kalon më tej.