Policia greke arrestoi tre shqiptarë pasi hodhën nga makina 125 kg drogë teksa ndiqeshin nga forcat e rendit. aksioni u zhvillua në aksion rrugor Janinë – Igumenicë, ndërsa të arrestuarit po transportonin një sasinë e konsiderueshme të drogës.

Makina e tyre nuk iu përgjigj sinjalit të policisë që të ndalonte për kontroll dhe rriti shpejtësinë. Gjatë ndjekjes të dyshuarit nisën të flaknin nga makina pako me drogë. Policia mblodhi nga rruga 70 paketa që pas peshimit rezultuan 124,8 kilogramë kanabis. Shqiptarët e braktisën automjetin e tyre e u larguan me vrap por më vonë, patrullat e policisë mundën t’i kapnin, teksa ata ishin fshehur në dy zona të ndryshme, në Neraida dhe Polidroso. Dy prej të arrestuarve janë 44 vjeç, ndërsa i treti është një 46 vjeçar. Ndaj njërit prej tyre u konstatua se ishte lëshuar urdhër arresti, pasi kishte dalë me leje nga burgu i Trikalas që prej shkurtit 2016 dhe nuk ishte kthyer më.

Policia gjithashtu verifikoi se automjeti ishte marrë me qira në Greqi nga një shtetas grek, i cili është shpallur në kërkim. Tre të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Igumencës, ndërsa policia departamenti anti drogë po vazhdon hetimet.