Shteti holandez ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për ngritjen e Gjykatës Speciale që do të hetojë krimet e luftës në fund të shekullit të shkuar.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale thuhet se marrëveshja siguron bazën ligjore të zyrave të posaçme për funksionimin e kësaj gjykate, duke shtuar se vendimi hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2017. “Zyra Speciale e Kosovës mirëpret ratifikimin e marrëveshjes së shtetit pritës ndërmjet Holandë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje siguron bazën ligjore të zyrave speciale të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit pritës,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin.