Qeveria holandeze ka vendosur të zgjasë deri në 20 Prill masat kufizuese për të luftuar pandeminë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve Covid-19 dhe pranimeve në spital, njoftoi të martën kryeministri Mark Rutte.

“Numri i infeksioneve po rritet përsëri dhe ka akoma më shumë njerëz në spital,” tha Rutte në një konferencë për shtyp.

“Realiteti është shqetësues në këtë moment dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të heqim masat që janë në fuqi,” shtoi ai.

Ai gjithashtu njoftoi se rekomandimi për qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit do të zgjatet deri më 15 maj, ndërsa kohëzgjatja e shtetrrethimit gjatë natës do të ulet me një orë.