Një sulm ka ndodhur në një festival në provincën e Limburgut, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Një makinë ka hyrë në mes të turmës dhe ka përplasur 4 persona duke lënë të vdekur një prej tyre.

Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit. Përplasja ka ndodhur gjatë performancës së këngëtarit Bruno Mars në Pinkpop Festival.

Ky është sulmi i tretë brenda 24 orëve. Ditën e djeshme një grua hyri me thikë në një supermarket dhe thirri “Allahu Ekbar” dhe plagosi dy persona. Pak orë më vonë, në një festival në Neë Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, dhe vdiq një nga autorët e sulmit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOTËRORI 2018/ JA LOJTARI MË I SHKURTËR, MË I VOGËL E MË I SHËNDOSHË I TURIT
Artikulli tjetërÇFARË PO NDODH?! KRIJESA DETARE BIEN NGA QIELLI…