Në ambjentet prefekturës u bë prezantimi i prefektes së re të qarkut të Shkodrës Holta Duda e cila pason në detyrë Majlinda Angonin.
Prezantimi u bë nga zëvendës ministri i brendshmë Julian Hodaj, i cili vlerësoi kontributin e zonjës Angoni në krye të prefekturës .

Në fjalën e saj Angoni vlerësoi bashkëpunimin me të gjithë strukturat e prefekturës ndërsa shtrëngoi duart me prefekten e re .

Prefektja e re Holta Duda theksoj se angazhimi saj në detyrën e saj të re do të jetë maksimal dhe theksoi se prefekti qarkut do të jetë një derë e hapur në shërbim të qytetarëve.

Majlinda Angoni ishte prej 5 vitesh në krye të prefekturës së qarkut të Shkodrës duke u vlerësuar për punë ne saj në terren dhe performancë të lartë në krye të shtabit të emergjencave civile për të gjithë qarkun Shkodër .

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS: DOSJA PËR PRONËN NË PROKURORI
Artikulli tjetërRAMA: INDEKSIM ME 6.1% TË PAGAVE PËR PUNONJËSIT E OSHEE-SË