
Në hollin e teatrit “Migjeni” u mbajeten homazhe ne nderim këngëtarit Agim Molla i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 71 vjeçare
Që prej orës 10, të afërm, kolegë, figura të qeverisjes vendore dhe dashamirës të muziks i dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit të ahengut shkodranë
I njohur si një nga këngëtarët e fundit i ahengut shkodran Agim Molla ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kësaj traditë.
Me një repertor të pasur prej mbi 350 këngësh, Molla ishte kthyer në simbol të ahengut.
Prej më shumë se 45 vitesh, Agim Molla ka qenë pjesë e pandarë e gëzimeve familjare të shkodranëve, duke i shoqëruar me muzikë e duke mbajtur gjallë një traditë që përbën identitetin kulturor të qytetit.






