Të afërm, miq, kolegë dhe studentë i dhanë lamtumirën e fundit prof. as. dr Nevila Dibra, zv/dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, e cila u nda nga jeta në moshën 53 vjeçe për shkak të një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh. Homazhet në nder të saj u zhvilluan tek rektorati i universitetit të Shkodrës.

Një humbje e madhe për arsimin në Shkodër e cilësojnë kolegët ndarjen nga jeta të pedagoges Nevila Dibra. Sokol Axhemi pedagog në universitetin e Tiranës nderoi punën dhe përkushtimin e pedagoges Nevila Dibra.

Që nga viti 1993 prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Për 8 vite Nevila Dibra ishte përgjegjëse e departamentit të Gjeografisë si dhe antare e Senatit Akdemik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Stafi i televizionit Star Plus i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve për këtë humbje të parakohshme të pedagoges Nevila Dibra!

 

Artikulli paraprak105-VJETORI I PRENK JAKOVËS, PLLAKATË NË BANESËN KU LINDI
Artikulli tjetërPROTESTA E 7 KORRIKUT, BERISHA TREGON ME KË DO TË JETË NË SHESH