Homazhe per te renet ne luften antifashiste nacional çlirimtare ne kuader te 73 vjetorit te clirimit te shqiperise jane mbajtur ne varrezat e deshmoreve ne shkoder.

Ajo cka ra ne sy ishte se qeveria kishte anashkaluar Shkodren ne festen e clirimit ndersa veteranet dhe familjaret e te reneve te cilet asnjehere nuk jane perkrahur nga e djathta shqiptare, tashme ne ceremonite zyrtare mungon dhe e majta. ne festen e çlirimit asnje deputet i majte i shkodres nuk u be pjese e festimeve.

Megjithate veteranet te shoqeruar dhe nga antetare te dy partive te majta vijuan programin e tyre duke u perulur me respekt para vendin ku prehen deshmoret e atdheut te cilet sakrifikuan jeten e tyre per nje shqiperi te lire dhe te pavarur. 29 nentori njohet si festa e çlirimit te Shqiperise, nje dite kujtimi dhe lavide per ato te rene ne luften antifashiste nacional çlirimtare.