
Këtë të premte janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të 50-vjeçarit “Dëshmori I Atdheut” Arben Anamali. Kapiteni i anijes për qëllime turistike në Bashkinë Shkodër u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa tentoi të shpëtonte disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qënë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij..
Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero..
Në homazhe morën pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal në Shkodër…
Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit të kërkimit, trupi i pajetë i Arben Anamali u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.






