Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.

Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit.

Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.

Artikulli paraprakCHARLES BISMARK RIVISHET KUQEBLU
Artikulli tjetërBELGJIKA LAJMËROI NJOHJEN E PALESTINËS, AUTORITETET PALESTINEZE MIRËPRESIN VENDIMIN E QEVERISË BELGE