
Në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvilluan homazhet në nderim të ish-futbollistit të Vllaznisë dhe Kombëtares Shqiptare, Ismet Hoxha, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Familjarë, miq, ish-futbollistë, drejtues të sportit dhe përfaqësues të institucioneve morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës për një prej figurave të njohura të futbollit shkodran dhe shqiptar. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj dhe presidenti aktual i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi, i cili shprehu keqardhjen për ndarjen nga jeta të Ismet Hoxhës.
Nën/kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Shala Qyteza, shprehu keqardhjen për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit shkodran, duke vlerësuar kontributin e tij në sport. Edhe ish-arbitri i njohur, Tef Prela, kujtoi me rrespekt figurën e Ismet Hoxhës.
Poashtu, edhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë ndarë momente me Ismet Hoxhën, përcollën mesazhe dhimbjeje dhe rrespekti, duke vlerësuar kontributin e tij në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.
Homazhet në stadiumin “Loro Boriçi” ishin një tjetër dëshmi e rrespektit që komuniteti sportiv i Shkodrës ruan për Ismet Hoxhën, i cili tashmë do të mbetet pjesë e historisë së Vllaznisë dhe futbollit shqiptar.


