
Në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër po mbahen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit dhe aktorit të mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Miq të shumtë të humoristit shkodran, nuk kanë munguar në homazhe. Mes tyre aktori Agron Llakaj, i cili u përlot për largimin nga kjo jetë të Zef Dedës.
‘Ikje e parakohshme, la pas të qeshura! Trupa e humorit shqiptar është e shumta në qiell se sa në tokë!’- tha Llakaj.