Hoqi flamujt grekë në Livadhja e Aliko, arrestohet në kufi kreu i LSHB

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu dhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Mulaj dhe Burim Veliu, mbrëmjen e 6 Qershorit 2017, në orën 21:00, në pikën kufitare të Morinës janë arrestuar nga Policia Shqiptare dhe po mbahen nën arrest. Këta persona kanë qenë të shpallur në kërkim sepse në datën 27 maj 2017, gjatë natës, në fshatrat Aliko e Livadhja, dyshohet se në bashkëpunim, kanë hequr dhe djegur flamurin grek, të vendosur para institucioneve të njësive administrative, duke bërë thirrje për urrejtje nacionale, krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese, shpërndarja e shtypshkrimeve antikushtetuese.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET KARTELI I DROGËS NË GREQI, DROGË NË ISHULLIN KOS
Artikulli tjetërDY DOGANIERË,PADITEN NE PROKURORI,BENIN FUSHATE ELEKTORALE