Horror në Këlcyrë, ish-komando i pret kokën fqinjit të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele ku një 30-vjeçar me probleme mendore i ka prerë kokën një 66-vjeçari. Krimi makabër, ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë”, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë. Infomacione nga policia, bëjnë të ditur se Alban Voda, i ka prerë kokën me thikë, shtetasit N.H. Pas ngjarjes, Voda është arrestuar nga policia. 30-vjeçari i cili dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, rezulton person me precedentë penal. Voda ka qenë komando në Afganistan, dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që nga kthimi nga Afganistani, Voda kurohej prej dy vitesh për probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë në Afganistan 2 herë për misione paqeruajtëse. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 30-vjeçarit dhe viktimës, për një çështje pronësie. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Ngjarje të tilla tronditëse nuk janë të padëgjuara për opinionin publik. Kujtojmë ngjarjen e rëndë që ndodhi më 17 gusht të 2016-ës, ku Jorgo Zani në fshatin Palasë të Himarës, i preu kokën kushëririt të tij të mitur. Edhe Zani vuante nga çrregullimet mendore. Merita Hoxha, bashkëshortja e viktimës së vrarë nga ish-komandoja, Alban Voda, paraditen e kësaj të diele, thotë për Report Tv se viktima dhe autori kanë pasur probleme një vit më parë. “Burri ka pasur konflikt me autorin 1 vit më parë. Nuk kemi pasur raporte të mira me Alban Vodën”, shprehet Merita Hoxha. Ndërkohë fqinjët thonë se nuk kanë pasur dijeni që 33-vjeçari, autor i krimit makabër, të ketë qenë me probleme mendore. “Nuk e njihnim Albanin për person me probleme mendore. Ai ka shërbyer për disa vite në Afganistan”, thonë fqinjët. Detaje të reja dalin në dritë pas krimit makabër që ka tronditur këtë të diel Këlcyrën. Autori i vrasjes së 66-vjeçarit, Alban Voda mësohet të këtë qenë ish-komando në Afganistan. 30-vjeçari kishte tre vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas përfundimit të misionit. Alban Voda, kreu mesditën e sotme një krim makabër, duke i prekë kokën një 66-vjeçari, pas një konflikti për një çështje pronësie.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI DHE KRYEBASHKIAKJA UROJNË KAMPIONIN
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI QË FURNIZONTE ME KOKAINË E KANABIS SELANIKUN