Tjetër aksident është shënuar ne rrugët e Shkodrës.Një person rreth moshës 60 vjeç me mjetin e tij motorr ne rrugën e mesit konkretisht ne fshatin Hot i Ri është përplasur me një automjet tip audi dhe me pas me një kamion te firmes konraktuese e cila po kryen punimet ne këtë aks.Fatmirësisht personi ne fjale është jashtë rrezikut për jetën .

Ai quhet Jemin Uraj rreth 60 vjeç banues ne Postribe ,ndërsa përplasja ka ndodhur ne momentin kur ai po kthehej nga shtëpia.Uraj ka humbur kontrollin e mjetit dhe për te devijuar audin me targa AA 050FX ka përfunduar nen rrotat e kamionit i cili shërben për vendosjen e shtyllave te ndriçimit.Menjëherë ne vendngjarje kane mbërritur forca te shumta policie te cilët kane rrethuar zonën ndërsa ardhja e menjëhershme e ambulancës ka bere qe i moshuari te asistohet nga bluzat e bardha te spitalit rajonal shkoder.

Artikulli paraprakSITUATA E RENDIT DHE SIGURISË GJATË 24 ORËVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërSWANSEA-M.UNITED 2-1, “DJAJTË E KUQ” PËSOJNË HUMBJEN E PARË