Edhe pse i është premtuar herë pas here që problemet me ujin do të marrin fund sërish banorët e fshatit Hot i Ri të njësisë administrative rrethina të Shkodrës vazhdojnë të vuajnë nga ky problem. Prej gati 15 vitesh banorët e këtij fshati vuajnë mungesën e ujit.

Ndërkohë që shqetësimi i tyre nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje, pavarësisht ankesave të bëra.

Banorët shprehen se këtë vit nuk do të votojnë duke thënë se kanë plotësuar të gjithë detyrimet ndaj shtetit por shteti nuk ka bërë asgjë për ata.

Prej vitesh banorët e këtij fshati i kanë bërë kërkesë institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate por deri më tani kjo gjë nuk është realizuar.