AMBASADA FRANCEZE DHE UNIVERSITETI I SHKODRËS FORUM QYTETAR MBI NDRYSHIMIN KLIMATERIK Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me mbështetjen e Aleancës Franceze të Shkodrës, bashkëpunimit teknik gjerman nëpërmjet GIZ dhe QJQ-ve ambientaliste Aaarhus dhe Eko Mendje, organizuan kete te premte një Forum Qytetar mbi temën e ndryshimit të klimës.

Profesor Mahir Hoti tregoi per problematiken mjedisore ne qarkun e shkodres. Velipoja vijon te mbetet nje problematike nderkaq edhe mungesa e hapesirave te gjelbera ne vendin tone. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të Konferences se Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimin e klimës, që do të zhvillohet në Paris ne dhjetor te ketij viti.