Deputeti Kliti Hoti, ka kundërshtuar sërish parashikimin për depozitimin e mbetjeve urbane të 21 bashkive të vendit në landfillin e Bushatit.

Në një prononcim për mediat, Hoti deklaroi se e njëjta skemë është përfshirë edhe në projektbuxhetin e vitit 2027, konkretisht në aneksin 6, pika 3, ndonëse, sipas tij, kjo çështje është kundërshtuar prej kohësh në komisionet parlamentare dhe në Kuvend.

Deputeti tha se e ka ngritur këtë shqetësim që në dhjetor të vitit 2025 dhe se pavarësisht premtimeve për të mos vijuar me këtë projekt, parashikimi është përfshirë sërish në dokumentin buxhetor.

Hoti e cilësoi të papranueshëm një skenar të tillë, duke theksuar se Shkodra nuk duhet të marrë përsipër depozitimin e mbetjeve të 21 bashkive.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak1500 FORCA POLICIE PËR PROTESTËN E SOTME/ SITUATË E QETË PARA MINISTRISË SË ARSIMIT, MASA EDHE TE KRYEMINISTRIA
Artikulli tjetërPD SHKODËR I BASHKOHET PROTESTËS KOMBËTARE