
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi sot një takim me gratë punëtore të fasonerisë “Melgushi”. Në këtë takim, Hoti vlerësoi rolin jetik që kanë punonjëset në ekonominë familjare dhe atë vendore, duke theksuar se sektori fason është një nga kontribuesit më të mëdhenj të të ardhurave neto në vend, pas turizmit dhe remitancave.
Sipas kandidatit Hotit, emigrimi masiv dhe rënia e euros kanë ndikuar negativisht në sektorin fason, duke e bërë të domosdoshme një qasje të re politike në mbështetje të këtij biznesi. Ai paraqiti një plan konkret që përfshin thjeshtimin e sistemit fiskal, uljen e çmimit të energjisë, mbështetjen për eksportet dhe kompensimin për zhvlerësimin e euros.
Fasoneria “Melgushi” është një nga punëdhënëset më të mëdha për gratë në qytet dhe përbën një rast konkret të nevojës për mbështetje institucionale.