“Nuk mund ta përshkruash me fjalë sulmin terrorist në Francë”. Kështu shprehete drejtorja e “Aleancës Franceze” në Shkodër Dhurata Hoxha e cila për shkak edhe të lidhjes me shtetin francez ka ndjekur me ankth tragjedinë që përfshiu Parisin.

Hoxha ashtu si mbarë bota, sulmet në Paris i quan akte të rënda.Familjet e shumë shqiptarëve e shkodranëve që janë në Francë kanë ndenjur me një lloj frike.Qytetarët e Parisit janë solidarizuar duke hapur dyert e tyre.Shkodra ka një lidhje me Francën sepse shumë persona ndodhen atje të cilët fatmirësisht nuk janë prekur nga sulmet terroriste në Paris.