Ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv/ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Bryan Yee. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Al Jazeera Balkan. Mediat aludojnë se detyra e tij e ardhshme do të jetë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë.

Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Lajmi është konfirmuar nga departamenti amerikan i shtetit për Al Jazeera Balkan. Në përgjigjen e dërguar nga Dash për Al Jazeera shkruhet se Hoyt Yee ka vënë në dijeni kolegët e tij për largimin nga posti të cilin e mbante që nga viti 2013. Mediat lakojnë emrin e ish shefit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Jonathan Moore, si zëvendës të tij. Yee pritet të emërohet ambasador i shteteve të bashkuara të Amerikës në një nga vendet e Ballkanit perëndimor, me mediat serbe që theksojnë se do të jetë pikërisht Sarajeva.

Kohë më parë u fol se ai do të caktohej si ambasador në Maqedoni. Janë pikërisht mediat serbe ato që këmbëngulin se Yee do të vendoset në Sarajevë, ku e përditshmja Blic citon burime anonime në Beograd si dhe zëra në qarqet diplomatike amerikane dhe maqedonase. Para se të merrte detyrën si zv/ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për Europën dhe Azinë Hoyt Yee mbajti post të larta diplomatike në Kroaci nga 2010 në 2013.