“Organizimi Komunitar si Sfidë e Qeverisjes” është tryeza e diskutimit që u zhvillua në Shkodër në sallën e këshillit bashkiak.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me qëllim ngritjen e një rregulloreje për funksionimin e strukturave komunitare ose të ashtëquajtur ndryshe kryepleqtë. Sotiraq Hroni, drejtor i IDM thotë se kryepleqtë duhet të zgjidhen nga vetë komuniteti dhe jo të emerohën nga kryetari i bashkisë.

Hroni shprehet se kryepleqtë kanë edhe kopetenca në bazë të ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”. Kryepleqtë nuk janë përgjegjës direkt për territorin publik të zonave të tyre çka do të thotë shprehet drejtori Hroni se nuk duhen arrestuar apo proceduar në gjendje të lirë siç po bën policia. Zbatimi i neneve të ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore” përfundoi drejtori i IDM Hroni kërkon një kulturë qeverisëse ndryshe që shkon drejt qytetarit dhe një gatishmëri nga vetë qytetarët për të kontribuar.