Huawei ka njoftuar se ka arritur të shesë një sasi masive të telefonave gjatë vitit 2015.

Saktësisht bëhet fjalë për 100 milionë njësi të telefonave që kompania kineze ka shitur këtë vit, dhe kjo arritje e ka bërë atë që të ngjitet në pozitën e tretë si prodhuesi më i madh në botë për telefona celulare, pas rivalëve kryesor sikurse Samsung dhe Apple. Këtë vit, prodhuesi kinez ka lansuar modele të ndryshme të telefonave duke filluar nga modelet më bazike të telefonave të lirë, e deri tek modelet e saj kryesore sikurse Huawei P8 dhe Mate S. Gjithashtu, kompania ka krijuar edhe modelin Nexus 6P për Google këtë vit, gjë që i ka ndihmuar asaj të arrijë tek më shumë përdorues në Evropë dhe SHBA.