Lekë Ndreshaj ,78 vjeç prej katër ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tjij. I moshuari është banues në fshatin Torovicë, katër ditë më parë ka marrë pjesë në një ceremony mortore në Shkrel të Malësisë së Madhe. Pas ceremonisë mortore, I moshuari ka njoftuar një nga të afërmot se nuk ndihej mirë dhe ka kërkuar që ta shoqërojnë në drejtim të banesës ndërsa ata I kanë thënën që do e shoqërojnë menjëherë sapo të mbarojë ceremonia mortore.
Familjarët dyshojnë se babai I tyre ka dal për të kërkuar makina të rastit dhe më pas është zhdukur.
Gëzim Ndreshaj djali I të moshuarit të humbur thotë se se babai I tij nuk ka pasur probleme të theksuara shëndetësore por gjatë varrimit 78 vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe kjo supozohet të jetë edhe aryeja pse ai është larguar.
Familjarët e Lekë Ndreshaj bëjnë thirrje cdo personi që mund të ketë parë të moshuarin të njoftojë familjarët ndërsa në të njëjtën kohë po vijojnë dhe këkrimet e policisë së Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakTRUMP PARALAJMËRON IRANIN: BËNI MARRËVESHJEN, ATA QË ISHIN KUNDËR VDIQËN TANI
Artikulli tjetërBECI DHE KUMBARO INSPEKTIM NË PLAZHIN E VELIPOJËS