Humb jetën 35 vjeçari, bie ne kontakt me korentin

Një 35 vjeçar me inicialet B. Gj, ka gjetur vdekjen sot rreth orës 17:30 në Kodër Kamëz si pasojë e kontaktit me korentin. Sipas hetimeve paraprake të policisë, 35 vjeçari ishte shofer i një betoniereje dhe duke bërë manovrime me mjetin betonjere për të kryer hedhjen e betonit në banesën e shtetasit me inicialet K.T në të cilën po punonin, dyshohet se nga një manovrim i gabuar ka rënë në kontakt me një kabull korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU TAKIM ME BANORET NE PERASH,XHABIJE E TOPHANE
Artikulli tjetërSHKON TË LAHET, MBYTET NË GJIRIN E LALËZIT NJË 60-VJEÇAR