Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën pasi është rrëzuar nga kati i 12-të i një pallati.

Ngjarja u shënua rreth orës 09:45, të paradites së 9 shkurtit, në lagjen “29 Nëntori” të Vlorës. “Vajza e vogël rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme” informon policia e Vlorës Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” përballë shkollës së mesme “Ali Demi”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.