Nje i paraburgosur ka humbur jetën në burgun e Reçit pasi pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore në orët e para të mëngjesit. Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportimit me urgjencë në spitalin e Koplikut, ai nuk arriti të mbijetojë.

Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor. Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta. Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

https://youtu.be/WNRGVCfaZdo

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPEDIATRIA E SHKODRËS, RRETH 30 VIZITA NË DITË
Artikulli tjetërLEZHA ME TREGUES POZITIVË NË ARSIMIN PARASHKOLLOR