Një tjetër pushues është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Durrësit.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, por bëhet fjalë për një turist boshnjak, rreth 70 vjeç.

Policia e Durrësit thotë se kanë qenë pushuesit të cilët e kanë lajmëruar për një person të mbytur.

Pavarsisht ndihmës së pushuesve të tjerë, i moshuari boshnjak nuk ka mundur të mbijetojë. Kjo është viktima e pestë në këtë sezon vetëm në plazhin e Durrësit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAPË NË TIMON, ARRESTOHEN NË FLAGRANCË 3 PERSONA
Artikulli tjetërQËLLOHEN ME BRESHËRI AUTOMATIKU DREJTORI I POLICISË PYJORE DHE 4 INSPEKTORË