Një pushues Zviverian gjeti vdekjen në bregdetin e Shëngjin.Shtetasi E. S., 77 vjeç, humbi jeten sapo është futur në det për tu larë në plazhin e Kunës, ndërsa rasti u regjistrua rreth orës 9:00 të kësaj të hënë.Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë konstatuar të moshuarin të vdekur në ujë dhe menjëhërë kanë sinjalizuar policinë dhe shërbimin e urgjences.Këta të fundit shkuan menjëherë në adresen e dhënë dhe 77-vjeçari E. S. u gjet pa shenja jetë.Trupi i viktimes u dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës ku do ti nënshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vërtet të vdekjes së tij.Ai kishte ardhur në Shëngjin prej disa ditesh për pushime, ndërsa ka patur disa raste të kësaj natyre gjatë këtij sezoni veror ku pushuesit kanë humbur jeten sapo kanë hyre në det në plazhin e Shëngjinit.

Artikulli paraprakNIS VITI I RI SHKOLLOR EDHE NË LEZHË
Artikulli tjetërNË DETYRË SI MINISTËR I BRENDSHËM PREJ 2 MUAJSH/ ERVIN HOXHA PUBLIKON OBJEKTIVAT