
Pas disa orëve kërkim në Valbonë, 2 turistët e huaj janë gjetur. Lajmi konfirmohet nga Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit.
Dy turistë u raportuan të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme.Policia nisi kërkimet për ta gjatë gjithë natës.
Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët shkëputen kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë.
Punonjësve të Policisë që ishin në kërkim të turistëve ju bashkuan edhe alpinistët e vendit.






