
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një konferencë për shtyp, lidhur me axhendën e tij një ditë më parë në Bruksel gjatë Forumit të Bashkimit Demokrat. Berisha tha se qëllimi i udhëtimit të tij ishte mbrojtja e votës së qytetarëve dhe denoncimi i farsës elektorale, që sipas tij është më e madhja në 34 vite.
“Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në Forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë të qendrës së djathtë dhe konservatore. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale dhe i 34 viteve elektorale të 11 majit 2025. Gjatë dy ditëve në Bruksel unë pata takime intensive me drejtuesit kryesorë të Bashkimit Ndërkombëtar, me Stefan Harper dhe Sekretarin e Përgjithshëm Tina Mercep, ndër të tjera takova shumë miq të vjetër por edhe miq të rinj në Europë dhe në botë. Takova europarlamentarë me interesa për proceset elektorale në Shqipëri.”-tha Berisha.
Berisha tha se bonusi i pensionistëve ishte blerje e votës së tyre nga qeveria.
“Në të gjitha këto takime unë njoha bashkëbiseduesit e mi me vjedhjen e madhe nga narkodiktatori Edi Rama. Në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist dhe për të falur gjobat. Punësimet, dhjetëra mijëra punësime për votë dhe dhjetëra hektarë kanabis për votë.”-tha Berisha.