Humbja me Poloninë ka shtuar mundësinë për një largim të Edi Rejas nga kombëtarja. Panuci ishte një eksperiment që dështoi që në ditët e para, qëndroi në stol më gjatë seç duhej, më shumë për inerci. Edy Reja shihej si një shpëtim, një trajner me një CV të shkëlqyer, një ekspert i futbollit italian nga i cili të gjithë prisnin jashtëzakonisht shumë.

Me të në stol, Shqipëria gjeti pak qetësi por kurrë nuk arriti të ngrihej aty ku të gjithë shpresonin. Pas një periudhe të gjatë me eksperimente pafund dhe më ndryshime të mëdha, në skemë e lojtarë, të gjithë prisnin që Shqipëria të tregonte stabilitet dhe maturi, sigurisht prisnim dhe rezultate pozitive. Polonia ishte testi perfekt për ta vërtetuar këtë por fatkeqësisht Leëandoëski me shokë vërtetuan të kundërtën.

Shqipëria nuk ishte e qetë, tre kartonë të verdhë brenda 12 minutash e konfirmojnë këtë, nuk ishte as e stabilizuar në fushë, të pësosh katër gola në katër gjuajtje në kudrat është treguesi më i qartë. Që nga dita e parë, Italiani insistoi në skemën 3-5-2, një modul loje që të ofron më shumë garanci por Shqipëria vetëm garanci nuk ofron në mbrojtje, e të mendosh që në letër është reparti me më shumë cilësi.

Armando Brojën në tribunë, apo Myrto Uzunin në pankinë, nuk të lënë një shije të mirë. Në përfundim një humbje e rëndë, një humbje që i jep të drejtë opinionit sportiv të pyes, çfarë po ndodh me Kombëtaren? Çfarë do të ndodh me Edy Reja? Italiani nëse vazhdon që të ketë rezultate jot ë mira me kombëtaren e aq më tepër humbje si ajo ndaj Polonisë nuk përjashtohet mundësia e prishjes së kontratës për të gjetur një drejtues të ri për kuqezinjtë në stol.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit nuk përjashtojnë skenarin e largimit të Edi Rejas dhe zëvendësimin e tij me një tjetër trajner të huaj. Aktualisht Shqipëria ka 6 pikë në grupin ku ndodhet për kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022 por përveç humbjes me Poloninë kuqezinjtë kanë edhe disa sfida të tjera vendimtare nga ku mund të vendoset edhe fati i Edi Reja për të ardhmen e tij. Asgjë nuk përjashtohet në rast se italiani dështon në krye të kuqezinjve.

Artikulli paraprakE KËRKON AMERIKA, “ARREST ME BURG” MALAZEZIT VULAJ
Artikulli tjetërASTRAZENECA PËRGATIT VAKSINËN KUNDËR KANCERIT ME TEKNOLOGJINË E VAKSINËS KUNDËR COVID-19