“Po kemi zhvilluar një mbledhje urgjente menjëherë pas humbjes që pësuam me Teutën.

Kemi diskutuar gjatë dhe u ka kërkuar lojtarëve të di se çfarë ndodhi dhe përse erdhi ajo humbje. Askush nuk diti që të më japë shpjegime gjatë mbledhjes. Është normale që të jemi kritik dhe me tone të larta sepse nuk duhej ta humbnim atë ndeshje. U kam propozuar drejtuesve të klubit që lojtarët të gjobiten sepse ashtu siç kërkojnë korrektësi dhe rregull nga klubi po ashtu dikush duhet që të mbajë përgjegjësi. Patjetër që në këtë mes më shumë nga të gjithë do të gjobitet Cicmil. Kjo nuk është për të justifikuar por për të qenë më të përgjegjshëm. Humbja ishte e papranueshme për mua si trajner dhe shpresoj që kjo gjobë të jetë efektdhënëse”-ka deklaruar tekniku Cungu duke shprehur qartë edhe një lloj revolte pozitive nga ana e tij për humbjen ndaj Teutës. Tashmë Flamurtari është vetëm 4 pikë larg ndërsa Bylis 5 pikë larg Vllaznisë duke vshtirësuar situatën. Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka bërë një mbledhje urgjente me lojtarët e skuadrës pas humbjes së papritur me Teutën ku kuqeblutë lëkunden sërish duke qenë se edhe Bylis fitoi me Tërbunin ndërsa Flamurtari ndali Partizanin në 1-1. Tekniku Cungu ka qenë tejet i ashpër me lojtarët e tij duke i kërkuar përgjegjësi dhe një shpjegim se çfarë ndodhi në atë ndeshje ku kuqeblutë humbën 0-2 ndaj Teutës. Më shumë ka patur kritika për malazezin Cicmil i cili mori pa nevojë katonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me 10 futbollistë. Në një të përditshme sportive trajneri Cungu ka deklaruar se tashmë i ka propozuar drejtuesve të klubit që lojtarët të gjobiten për këtë humbje të papranueshme dhe të pajustifikueshme sepse dikush duhet që të mbajë përgjegjësi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBOKS, SHPRESË KUALIFIKIMI NË OLIMPIADË PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërRRËZIMI I HELIKOPTERIT, KODHELI KËRKON NDIHMËN E FRANCEZËVE PËR ZBARDHJEN E ÇËSHTJES