“Asgjë kaq e rëndë dhe kaq katastrofike, sikurse duan që të duket. Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë negative, sepse skuadrës i kishte mbaruar benzina. Kishim shumë vështirësi, sepse ne nuk jemi Brazili apo Franca.

Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan, Memolla gjithashtu, kishte 5 muaj pa luajtur”, kështu e nisi fjalën e tij Christian Panucci, në një intervistë të dhënë në kanalin zyrtar të FSHF-së, në “Youtube”.

Italiani më tej thekson se ka besim se do rikthehen dhe kjo do të ndodhë sapo grupi të jetë i plotë, ndërkohë që nuk e sheh veten aspak të rrezikuar, madje thekson se nëse janë të bashkuar, atëherë mund t’ia dalin t’i realizojnë objektivat e tyre.

Nëse nuk rikuperojmë të gjithë lojtarët e rëndësishëm, vuajmë shumë. Jam i bindur që kur të rikthehen futbollistët e rëndësishëm, ata që fituan në Turqi, ata që zhvilluan ndeshjen kundër Italisë dhe ata që gjuajtën drejt portës së Spanjës plot 15 herë, atëherë do të jemi konkurrues”, u shpreh Panuçi, që tregon se lodhja e lojtarëve pas nj sezoni të gjatë ndikoi në paraqitjen e skuadrës.

Nuk më pëlqen të shfajësohem, por bateritë kishin rënë plotësisht. Në shtator, kur të kthehen të gjithë lojtarët, skuadra do të jetë kompetitive”.

MBROJTJA – “Skuadra nuk ka bërë mirë në fazën mbrojtëse. Mavraj është një element shumë i rëndësishëm për ne, por në 5 muajt e fundit nuk ka luajtur. Edhe në mesfushë kemi humbur lojtarë të rëndësishëm, ndaj ishim të cenueshëm.

Në këto momente kemi shumë probleme, sepse mund të bëjmë pak ndërrime. Kemi Ajetin, që nuk luan te Crotone, Veseli ka luajtur një ndeshje në muajin e fundit, Mavraj 5 muaj pa luajtur.

Shpresoj që Mavraj të gjejë shumë shpejt një ekip të ri, sepse është shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet të luajë”.

SULMI – “Nuk kishim forcë, nuk kishim këmbë. Nuk kishim mendimin për të sulmuar. Edhe ndaj Ukrainës luajtëm vetëm 20-25 minuta, më pas “black out” total dhe erdhi goli i parë. Duhet ta pranojmë situatën, duke shpresuar që të na kthehen shumë futbollistë”.

ASNJË KARTON I VERDHË – “Për këtë i pyeta edhe lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pati shumë pak grintë, sepse lojtarëve iu mungonte forca. Kemi luajtur më mirë me Ukrainën se ndaj Kosovës. Ukraina është shumë më e fortë se Kosova, kjo na bën të kuptojmë shumë gjëra”.

Artikulli paraprakVRASËSI SHQIPTAR ARRATISET NGA BURGU PËR HERË TË KATËRT, VRITET NGA POLICIA
Artikulli tjetërZJARR NË KONTENIERËT E MBETURINAVE NË TREGUN E SHUMICËS NË DOBRAÇ