Sot më 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID! Nga sot, nuk është më e nevojshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme mbajtja e saj brenda si edhe gjatë udhëtimit me transport publik. Gjithashtu, po sot ora policore do të hyjë në fuqi në 23:00-06:00, megjithatë duhet theksuar se në biznese muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Këto masa u morën si rezultat i uljes së numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID, që ka ardhur edhe si pasojë e një procesi vaksinimi që ka ecur me ritme të shpejta.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka parashikuar edhe maa të tjera lehtësuese të cilat priten të hyjnë në fuqi në javët në vijim, gjithmonë nëse kurba e infektimeve do të vijojë në të njëjtin trend. Kështu nga 15 qershori grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00. Nga 1 korriku tifozët do të lejohen në stadiume me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP. Gjithashtu do të hapen teatrot, shfaqet artistike dhe kulturore, kinematë me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve sipas protokolleve te ISHP.

Masat që lehtësohen
Nga 1 Qershori

• Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• Ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

• Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor

• Grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku

• Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
• Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Artikulli paraprakSORECA: NË SHQIPËRI DO TË VIJNË ÇDO JAVË VAKSINA TË FINANCUARA NGA BE, SYNIMI TË SJELLIM 145 MIJË VAKSINA
Artikulli tjetërMISHËRIM I ËNDRRËS AMERIKANE/ RRUGËTIMI I SHQIPTARO-AMERIKANIT, IKU 17 VJEÇ NGA VENDLINDJA, SOT GËZON MANDATIN E DYTË NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE