Një 48 vjeçar ka hyrë me forcë në banesën e një të reje pasi ka kërcënuar e ka përdhunuar.

48 vjeçari mësohet se ka përndjekur të renë për disa javë me radhë derisa hyri në mënyrë befasishme në banesën e saj. Menjëherë pas këtij veprimi e reja 31 vjeçare ka denoncuar në komisariatin policisë Ura Vajgurore.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit: Lorenc Canko, 48 vjeç, banues në Kuçovë.Ku sipas burimeve policore ndalimi i tij u bë pasi në banesën e vjeçares 31 me anën të presionit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

31 vjeçarja mësohet se ka qenë e divorcuar ndërsa banonte në banesën e saj në fshatin Tapinë rrethin e Kuçovës. Mësohet se ky person e ka përndjekur të renë duke bërë presion psikologjik në celular ndërsa natën e mbrëmshme mësohet se ka hyrë në banesë me forcë nën presionin e dhunës ka abuzuar seksualisht me të.

E reja mësohet të ketë kërkuar edhe më parë urdhër mbrojtjeje por kjo nuk e ka ndalur agresorin të sulmoj dhe të përfundojë atë çfarë ai kishte nisur ndaj saj.

48 vjeçari pas denoncimit është vënë në pranga ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’.

Artikulli paraprakHAJDUTËT VJEDHIN SENDE ANTIKE ME VLERE MBI 1 MILIARDË EURO
Artikulli tjetërFQINJËT VJEDHIN NËN KËRCËNIMIN E THIKËS BANESËN E 3 STUDENTËVE